Si arriti Katy të “dominonte” Met Gala edhe pa qenë e pranishme fare në eventin e madh…
Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht në Met Gala 2025, Katy Perry arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes. Shkaku?
Një seri fotosh virale të krijuara nga inteligjenca artificiale, që e shfaqnin këngëtaren me një veshje mbresëlënëse, të denjë për tapetin e kuq.
Në rrjetet sociale u përhapën imazhe të Katy-t të veshur me një fustan të zi latex të ngjitur pas trupit dhe një pjesë të sipërme që ngjante me një xhaketë, një “look” futurist dhe dramatik që mori menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve.
Por siç u zbulua më pas, këto imazhe ishin tërësisht të gjeneruara nga AI dhe jo nga një paraqitje reale e artistes.
Për shumë përdorues, kjo paraqitje e krijuar me AI ishte më e denjë se shumë nga veshjet reale të eventit.
Komentet shkonin nga “veshja më ikonike e mbrëmjes” deri tek “mbretëresha e tapetit të kuq”, duke e vendosur Perry-n përkrah (madje mbi) emra si Kim Kardashian dhe Rihanna.
Ironikisht, këtë herë këngëtarja nuk mori asnjë kritikë, ndryshe nga paraqitje të mëparshme që kanë shkaktuar diskutime e meme.