Katër viktima pas sherrit për shezlongët: Dy të plagosurit pritet të arrestohen, dy të tjerë në kërkim - Gazeta Express
string(100) "kater-viktima-pas-sherrit-per-shezlonget-dy-te-plagosurit-pritet-te-arrestohen-dy-te-tjere-ne-kerkim"

Katër viktima pas sherrit për shezlongët: Dy të plagosurit pritet të arrestohen, dy të tjerë në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2021 13:08

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Velipojën ku si pasojë e një sherri për shezlongët kanë ngelur të vrarë katër persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Dy personave që mbetën të plagosur nga përplasja e armatosur orët e para të së dielës në Velipojë pritet që sot t’u komunikohet masa e arrestit.

Lexo Edhe:

Mësohet se për ngjarjen gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç. Ky i fundit ishte kamerieri i hotelit Gocaj, që ishte punësuar në këtë hotel vetëm ditën e shtunë.

Si ndodhi ngjarja

Përplasja nisi rreth orës 12 e 30, pas mesnate. Në konflikt u përfshinë dy familje, pronare të dy hoteleve, ngjitur me njëri tjetrin.

Pasi debatuan gjatë ditës së shtunë për shezlongët në plazh, në mesnatë familja Ferracaku, pronarë të hotelit “Fantazia”,  shkoi në hotelin Gocaj të vellezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj. Konflikti më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.