Kate Middleton mund t’i bashkohet ngjarjeve mbretërore kur të jetë në gjendje - Gazeta Express
string(76) "kate-middleton-mund-ti-bashkohet-ngjarjeve-mbreterore-kur-te-jete-ne-gjendje"

Kate Middleton mund t’i bashkohet ngjarjeve mbretërore kur të jetë në gjendje

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 14:41

Kate Middleton do të mbetet jashtë syrit të publikut gjatë trajtimit të saj të kancerit, por mund të bashkohet në ngjarje kur të ndihet e aftë.

Burimet e Pallatit thonë për “People” se kjo nuk do të sinjalizoj domosdoshmërisht një kthim në detyrat mbretërore dhe ky vendim do të varet nga këshillat e mjekëve. Për momentin, fokusi i Princeshës Kate është në shërimin e saj të plotë, me familjen e saj atje për mbështetur.

Lexo Edhe:

“Ajo ka forcën e brendshme, mbështetjen e burrit të saj dhe familjes së saj. Kështu që ajo mund të përqendrohet në atë që është e rëndësishme, që është rikthimi i saj në fuqi” ka thënë një ish-zëdhënëse e Mbretëreshës Elizabeth.

Ata që janë më afër princeshës thonë se kanë të gjitha shpresat që kur ajo të jetë gati, do të kthehet më e fortë se kurrë.

Në moshën 42-vjecare, Princesha e Uellsit po mban një peshë të rëndë mbi shpatullat e saj, diagnozën e frikshme të cilën ajo nuk e ka zbuluar llojin ose fazën e kancerit, por ka treguar se është zbuluar pas operacionit të saj abdominal më 16 janar.