Kastrati: 100 eurot janë më shumë bullizim sesa ndihmë për pensionistët - Gazeta Express
string(70) "kastrati-100-eurot-jane-me-shume-bullizim-sesa-ndihme-per-pensionistet"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 9:11

Kastrati: 100 eurot janë më shumë bullizim sesa ndihmë për pensionistët

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 9:11

Pensionistët në Kosovë kanë përfituar shtesat prej 100 eurosh të ndara nga Qeveria, por përfaqësuesit e tyre vlerësojnë se kjo shumë nuk i përgjigjet nevojave reale të kësaj kategorie.

Sekretari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati, tha se nuk kanë vërejtur ankesa nga pensionistët për mosmarrjen e shtesës, pasi sipas tij, pagesat janë realizuar.

Megjithatë, ai kritikoi shumën e ndarë, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme.

Kastrati tha se 100 eurot e ndara për pensionistët janë “më shumë bullizim sesa shtesë”, pasi sipas tij nuk mbulojnë asnjë nga shpenzimet me të cilat përballen pensionistët.

‘’Pensionistët i kanë marrë shtesat prej 100 eurove nuk kam vërejtur ndonjë ankesë që si kanë marrë, i kanë marrë po 100 euro janë simbolikë dhe asgjë tjetër më tepër bullizim sesa shtesë, nuk është e nivelit kjo nuk mbulon asnjë shpenzim’’, tha Kastrati për FrontOnline.

Kastrati tha se çdo mbështetje financiare është e mirëseardhur, por pensionistët nuk janë të kënaqur me këtë shumë, duke konsideruar se rritja e pensioneve është dashur të bëhej në përputhje me normën e inflacionit.

Sipas Kastratit, ligji parasheh indeksimin e pensioneve bazuar në inflacion, prandaj pensionistët do të duhej të përfitonin një shumë dukshëm më të lartë.

‘’Për pensionistë qoftë dhe një euro është e mirëseardhur mirëpo kurrgjë nuk mbulojnë këto 100 euro. Pensionistët nuk janë të kënaqur me 100 euro është dashur të përcillet sipas ligjit , ligji parasheh indeksin e  inflacionit, si ec inflacioni edhe pensioni që do të thotë është  dashur për muaj më shumë se 200 euro e jo 100 euro sepse janë tepët tepër pak’’, deklaroi Kastrati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement