Kurti thotë se “do të përpiqemi” për bashkëpunim me opozitën për Presidentin, kërkon ndryshim të “qasjes” nga ta - Gazeta Express
string(107) "kurti-thote-se-do-te-perpiqemi-per-bashkepunim-me-opoziten-per-presidentin-kerkon-ndryshim-te-qasjes-nga-ta"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 10:19

Kurti thotë se “do të përpiqemi” për bashkëpunim me opozitën për Presidentin, kërkon ndryshim të “qasjes” nga ta

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 10:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur për planet e tij për formimin e institucioneve dhe bashkëpunimin e mundshëm me opozitën për qeverinë apo zgjedhjen e Presidentit.

Kurti pretendoi se janë të interesuar që “pa humbur kohë” të hyhet “në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë”.

Për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pasi kritikoi Gjykatën Kushtetuese, tha se do të përpiqen të bashkëpunojnë me partitë tjera.

 “Ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum. Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese – që t’ju them të drejtën ka pasur shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amendamentojë atë – por do të duhej vetëm ta interpretojë dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, tha ai.

Kurti më pas përmendi “përpjekjet” e kaluara për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se partia e tij ka qenë “kreative” dhe “aktive”.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë qasja e opozitës dhe propozimeve tona sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo”.

“Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë e jemi bërë 21 vjeç këtë muaj që të jemi, edhe njëherë po e ritheksoj kreativ, konstruktiv, aktiv”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement