Kasparov i përgjigjet Djokovicit: Ata që s’e dënojnë luftën, janë përkrahës të saj në heshtje - Gazeta Express
string(90) "kasparov-i-pergjigjet-djokovicit-ata-qe-se-denojne-luften-jane-perkrahes-te-saj-ne-heshtje"

Kasparov i përgjigjet Djokovicit: Ata që s’e dënojnë luftën, janë përkrahës të saj në heshtje

Sporte tjera

Gazeta Express

27/04/2022 12:30

Garry Kasparov, mjeshtri i madh rus i shahut, e ka kritikuar tenistin serb, Novak Djokovic, i cili i mbështeti sportistët rusë, për të cilët theksoi se ata që nuk e dënojnë luftën e shfarosjes nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë, në njëfarë mënyrë janë mbështetës të saj në heshtje.

Lexo Edhe:

Numri 1 i botës në tenis i kritikoi së fundmi organizatorët e turneut të madh të tenisit – Wimbledon, të cilët vendosën të mos i lejojnë të marrin pjesë tenistët rusë dhe ata bjellorusë.

Sipas tij, kjo është e papranueshme, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë gjithmonë do ta dënoj luftën. Nuk do ta mbështes kurrë luftën pasi kam qenë edhe vetë fëmijë i luftës. E di se çfarë traume emocionale të mbetet. Në Serbi, ne krejt e dimë se çka kishte ndodhur në vitin 1999. Në Ballkan, i kishim disa luftëra në historinë e fundit. Sidoqoftë, unë nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledonin, mendoj se është një çmenduri. Kur politika përzihet në sport, rezultati nuk është i mirë”, kishte thënë Djokovic së fundmi.

Ndërkaq, Kasparov e përdori llogarinë e tij në “Twitter” për t’iu përgjigjur tenistit serb, shkruan “Gazeta Express”.

“Rusia ndoshta nuk po luan për t’u renditur, por ata po vrasin sipas kombësisë. Sportistët rusë të cilët nuk e dënojnë luftën ekstreme të Putinit në Ukrainë janë duke e mbështetur atë në heshtje. Dhe, një serb që nuk e bën këtë është veçanërisht e pakuptueshme, duke e konsideruar historinë”, ka shkruar Kasparov, i cili e mban rekordin prej 255 muajsh si numër 1 në renditjen botërore të shahut.

Në mesin e tenistëve të njohur që do të mungojnë në Wimbledon janë edhe numri 2 i botës, rusi Daniil Medvedev dhe bjellorusja numër 4 në botë, Aryna Sabalenka. /Gazeta Express/