"I preka me e kqyrë a kanë puls", familjarja e viktimave e shokuar rrëfen për tragjedinë në Malishevë - Gazeta Express
string(98) "i-preka-me-e-kqyre-a-kane-puls-familjarja-e-viktimave-e-shokuar-rrefen-per-tragjedine-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 16:49

“I preka me e kqyrë a kanë puls”, familjarja e viktimave e shokuar rrëfen për tragjedinë në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 16:49

 Një prej familjareve të viktimave në Malishevë ka rrëfyer për momentet e para pas tragjedisë që ka ndodhur sot ku kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Ajo fillimisht ka thënë se në banesën ku kanë jetuar tashmë tre viktimat “nuk është asgjë në rregull”.

Tutje thotë se pas incidentit, kishte dalë dhe i kishte parë dy fëmijët “pa shenja jete” në duart e një familjareje të viktimave dhe se më pas i kishte marrë për t’i dërguar në Ambulancë.

“Kur dola te dera, fëmija ishin kanë në dorë të kësaj kunatës. U mundova me i prekë a kanë puls, po nuk pashë që kanë shenja jete. I kam marrë fëminë e i kam çu në Ambullantë”, ka deklaruar ajo, duke sqaruar se është në gjendje të rëndë.

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement