Haxhiu thotë se FSK është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ka bërë Republika - Gazeta Express
string(85) "haxhiu-thote-se-fsk-eshte-nje-nga-deshmite-me-te-qarta-te-rruges-qe-ka-bere-republika"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 15:30

Haxhiu thotë se FSK është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ka bërë Republika

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 15:30

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot ka shkuar për vizitë Ministrinë e Mbrojtjes ku takoi ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Në një postim në Facebook, Presidenca tha se Haxhiu në këtë vizitë “u njoftua nga afër me zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK, me punën e përditshme të ushtarakëve tanë dhe me prioritetet që lidhen me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.

Atje Haxhiu tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ka bërë Republika e Kosovës.

“Ëndrra e shumë brezave për ta mbrojtur shtëpinë tonë është bërë forcë e organizuar, e përgatitur dhe e rreshtuar me partnerët tanë. Përkushtimi i pjesëtarëve të saj është dëshmi e seriozitetit me të cilin Kosova po e ndërton sigurinë e vet, në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mirënjohje për secilën grua dhe secilin burrë në uniformë që i shërben Republikës me nder”, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement