Karateistja kosovare e mërzitur që iu mohua pjesëmarrja në Evropian: Ishte ëndërr e imja, prisja medalje - Gazeta Express
string(102) "karateistja-kosovare-e-merzitur-qe-iu-mohua-pjesemarrja-ne-evropian-ishte-enderr-e-imja-prisja-medalje"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/03/2023 12:27

Karateistja kosovare e mërzitur që iu mohua pjesëmarrja në Evropian: Ishte ëndërr e imja, prisja medalje

Sporte tjera

Gazeta Express

22/03/2023 12:27

Karateistët kosovarë mbetën pa pjesëmarrje në Kampionatin Evropian shkaku i politikës.

Qeveria spanjolle nuk i lejoi garuesit kosovarë të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze pasi ky vend nuk e njeh Kosovën si shtet.

Lexo Edhe:

Edhe pse kontingjenti kosovar ka shkuar në Spanjë me ftesë të Federatës Spanjolle të Karatesë, atje është përballur me një të papritur, duke iu kërkuar fillimisht paraqitja pa simbole shtetërore, e më pas garuesit kanë mbetur edhe jashtë shortit, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi kosovar është mjaft  i dëshpëruar me këtë vendim.

Garuesit janë të mërzitur pasi janë përgatitur një kohë të gjatë dhe tash i gjithë ai mund po iu shkon huq.

E mërzitur është edhe karateistja e njohur kosovare, Fortesa Orana, e cila përmes një statusi e ka shprehur zhgënjimin e saj.

Ajo synonte të fitojë medalje në Evropianin e Guadalajaras, i cili do të nisë sot dhe do të mbyllet më 26 mars, shkruan “Gazeta Express”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e karateistes kosovare, e cila shpreson që politika të qëndrojë jashtë sportit dhe e lut Zotin që t’i japë durim dhe qetësi në shpirt. /Gazeta Express/