Kapet me drogë një person në Viti - Gazeta Express
string(33) "kapet-me-droge-nje-person-ne-viti"

Gazeta Express

05/12/2019 9:31

Kapet me drogë një person në Viti

Gazeta Express

05/12/2019 9:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Komunën e Vitisë një person pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Express

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.4 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement