Kanye West kërkon zyrtarisht kujdestarinë për fëmijët - Gazeta Express
string(53) "kanye-west-kerkon-zyrtarisht-kujdestarine-per-femijet"

Yjet

Gazeta Express

15/03/2022 19:47

Kanye West kërkon zyrtarisht kujdestarinë për fëmijët

Yjet

Gazeta Express

15/03/2022 19:47

Avokatja e Kanye West “është duke kërkuar një marrëveshje formale në mes reperit dhe Kim Kardashian” dhe është e përgatitur për të shkuar në gjykatë nëse nuk ka një marrëveshje me mirëkuptim në mes të çiftit

Avokatja e Kanye West e ka bërë prioritet kujdestarinë e fëmijëve si prioritet, teksa ajo po kërkon një marrëveshje formale në mes të tij dhe ish gruas së tij, Kim Kardashian.

West (44) dhe Kim (41) për momentin nuk kanë ndonjë marrëveshje zyrtare për kujdestarinë dhe janë përpjekur që të merren vesh për këtë gjë, por gjërat janë përkeqësuar gradualisht mes çiftit ditëve të fundit. Tashmë kjo dramë e tyre është edhe publike.

Tani, Samantha Spector, avokatja e West, planifikon që të arrijë një marrëveshje formale mes tyre. Nëse ajo dështon, Spector është gati për të shkuar edhe në gjykatë për të zbatuar ligjin që ka të bëjë me vizitat dhe kujdestarinë, shkruan TMZ. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement