Kampionia e sapozgjedhur e Kosovës në futboll, Drita ka pësuar humbje në Klinë, një javë pasi e mbrojti titullin.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht nga Dukagjini në Klinë, me shifrat prej 2-0, shkruan “Gazeta Express”.
Dukagjini fitoi me golat e shënuar nga Besir Iseni dhe Altin Mërlaku – të dy të shënuar në pjesën e parë.
Iseni shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Ndërsa, Mërlaku golin e gjeti në minutën e 38-të të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 45 pikëve, në vendin e pestë.
Ndërkohë, Drita – tashmë e shpallur kampione – ka 66 pikë pas 34 ndeshjeve.
Xhiron e ardhshme, Drita e pret Gjilanin në derbin lokal, derisa Dukagjini së pari e ka finalen e Kupës më 21 maj, ndaj Ferizajt./GazetaExpress/