Kampioni i tenisit me mbi 1 mln euro në llogari po punon për 450 euro në supermarket - Gazeta Express
string(84) "kampioni-i-tenisit-me-mbi-1-mln-euro-ne-llogari-po-punon-per-450-euro-ne-supermarket"

Gazeta Express

26/04/2020 14:51

Kampioni i tenisit me mbi 1 mln euro në llogari po punon për 450 euro në supermarket

Gazeta Express

26/04/2020 14:51

Kevin Karwietz, përkrah Andreas Mies, e fitoi grand slamin Ronald Garros në vitin 2019 në çifte, dhe tani në mungesë të tenisit po punon në një supermarket për të ndihmuar gjatë krizës së pandemisë koronavirus.

Tenisti gjerman ka vendosur të ndihmojë në këtë kohë krize duke punuar në një supermarket në vendlindje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Krawietz i ka më shumë se një milion euro në llogarinë e tij bankare, por tani po punon për 450 euro në javë.

“Unë i rimbush raftet dhe sigurohem që salcicet dhe djathi janë në vend ku shihen”, tha ai për Der Spiegel.

“Kam punuar edhe si sigurim në hyrje, duke i dezinfektuar me sprej blerësit”, shtoi ai.

Krawietz është në gjendje t’iu rikthehet stërvitjeve në tenis tani, pasi qeveria gjermane ua ka lejuar një gjë të tillë atletëve. /Gazeta Express/