Kampionet olimpike Krasniqi dhe Gjakova shpërblehen me nga 10 mijë euro nga KOK-u - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

02/09/2021 10:32

Kampionet olimpike Krasniqi dhe Gjakova shpërblehen me nga 10 mijë euro nga KOK-u

Sporte tjera

Gazeta Express

02/09/2021 10:32

Kampionet olimpike në xhudo Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë shpërblyer me nga 10 mijë euro secila për triumfet e tyre historike në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Krasniqi dhe Gjakova ia sollën Kosovës dy medalje të arta olimpike muajin e kaluar nga Japonia, duke e shkruar historinë e sportit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një njoftim për media, KOK-u shkroi: “Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi, ka vendosur të shpërblejë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro.

Përveç tyre, KOK-u e shpërbleu edhe trajnerin e tyre Driton Kuka me një shumë prej 5 mijë euro.

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.

Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik. /Gazeta Express/