Kamishi u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Kërkesa buron nga qytetarët - Gazeta Express
string(94) "kamishi-u-kerkon-deputeteve-qe-te-votojne-pro-terheqjes-se-trustit-kerkesa-buron-nga-qytetaret"

Kamishi u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Kërkesa buron nga qytetarët

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:19

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti, raporton Express.

Haxhiu ka thënë se të gjithë deputetët, pa dallim partie, duhet të votojnë për këtë projektligj, meqenëse kërkesa buron nga qytetarët.

Lexo Edhe:

“Kërkesa buron nga qytetarët dhe ne si deputetë duhet ta mbështesim këtë projektligj pa dallim partie. Duhet të votojmë për kërkesat e qytetarëve. Qytetarët që nga fillimi i vitit 2020 janë duke u përballë me kriza të njëpasnjëshme. Njëherë pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike”, ka thënë Haxhiu./Express