Kamishi flet me deputetët e LDK’së e AAK’së para hedhjes në votim të Projektligjit për Trustin - Gazeta Express
string(92) "kamishi-flet-me-deputetet-e-ldkse-e-aakse-para-hedhjes-ne-votim-te-projektligjit-per-trustin"

Kamishi flet me deputetët e LDK’së e AAK’së para hedhjes në votim të Projektligjit për Trustin

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është parë duke diskutuar me kolegët e tij nga LDK’ja dhe AAK’ja, para se të hedhet në votim Projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti, raporton Express.

Haxhiu, i cili është nismëtar i kësaj nisme, pas bisedës me kolegët nga partitë e tjera opozitare, është parë duke biseduar më pas me Kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin.

Lexo Edhe:

Ndryshe, kjo pikë ishte paraparë për seancën e djeshme, por shkaku i mungesës së kourumit, seanca u shty për sot në ora 10:00.

Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK’së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër kësaj nisme./Express