Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajoci janë ndaluar nga autoritetet serbe - Gazeta Express
string(72) "kamberi-rreth-14-te-rinj-nga-bunajoci-jane-ndaluar-nga-autoritetet-serbe"

Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajoci janë ndaluar nga autoritetet serbe

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 7:38

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajoci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë.

Ai në një lidhje direkte për “Debat Plus”, tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

Lexo Edhe:

“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga Bunajoci janë mbajtë 4 orë në Dheun e Bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, tha ai.

Sipas tij, ky veprim i Serbisë vjen si hakmarrje e zhvillimeve të fundit dhe e fitores së Kosovës në KiE.”

Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklarate skandaloze nga Vuçiqi, i cili tha se organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, Aleksandër Vuçiq këto veprime i bën për konsum të brendshëm, por edhe të jashtëm.