Kamala Harris bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente e SHBA-së - Gazeta Express
string(62) "kamala-harris-behet-gruaja-e-pare-zevendespresidente-e-shba-se"

Kamala Harris bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente e SHBA-së

Gazeta Express

07/11/2020 17:55

Pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.

Harrisa po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses ta marrë këtë post.

Do të marrë postin e zëvendëspresidentes në janar të vitit 2021. /Express/