Llapi ka arritur fitoren më të madhe të sezonit 2025/26, duke e fituar finalen e barazhit, për mbetje në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina fitoi 2-0 ndaj Dinamos së Ferizajt, shkruan Gazeta Express.
Ishte Fiton Ademi që e hapi serinë e golave, në minutën e 12-të të takimit.
11 minuta më vonë, ishte Muhamet Hyseni që shënoi për 2-0, nga pika e bardhë e penalltisë.
Gola më nuk pati, dhe kështu Llapi do të mbetet në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm, teksa Dinamo do të luajë prapë në Ligën e Parë.
Llapi përfundoi në finale të barazhit, pasi përfundoi në vendin e tetë në Superligën e Kosovës, në sezonin që sapo e kemi lënë pas.
Ndërkohë, Dinamo përfundoi i katërti në sezonin e rregullt në Ligën e Parë, teksa në gjysmëfinale të barazhit e mposhti Lirinë e Prizrenit.
Llapi ishte në barazh edhe sezonin e kaluar, pasi po ashtu kishte përfunduar i teti në tabelë. Aty, llapjanët e kishin mposhtur Vushtrrinë në penallti./GazetaExpress/