Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran - Gazeta Express
string(38) "kaltrina-mikushnica-rikthehet-ne-ekran"

Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran

Gazeta Express

02/06/2020 20:25

Njihet si njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila ka bërë për vete shikues të të gjitha moshave me emisionet e saj.

Bëhet fjalë për Kaltrina Mikushnicën, e cila pas një pauze, për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë, do të rikthehet në ekran me një program televiziv, shkruan GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Me Kaltrinën shikuesit tashmë mund të shoqërohen çdo të shtunë dhe të diel nga ora 10:00.

Lajmin për rikthimin e saj në ekran e ka bërë vetë Kaltrina por edhe Radio Televizioni i Kosovës, të cilët përmes një video kanë prezantuar projektin e tyre më të ri pa dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Kaltrina është nga femrat më të ndjekura edhe në rrjetet sociale dhe suksesi në projektin e radhës është padyshim i pritshëm. /GazetaExpress/