Kalendari Kulturor/ Karl Marks - Gazeta Express
string(29) "kalendari-kulturor-karl-marks"

Arte

Gazeta Express

05/05/2022 17:54

Kalendari Kulturor/ Karl Marks

Arte

Gazeta Express

05/05/2022 17:54

Para rreth 200 vitesh, me 5 maj, lindi njëri prej filozofëve më me ndikim në Botë.

Rreth Karl Marks

U lind në Trier, Prusi (Gjermani e sotme), me 5 maj 1818, Marks ishte i biri i një avokati të suksesshëm hebre që  u konvertua në Luteranizëm para lindjes se Karl Marksit.

Marks studioi drejtësi në Bon dhe Berlin, në Berlin u takua me filozofinë G.W.F Hegel. Ai u përfshi në radikalizëm në moshë të re përmes Hegeleve të rinj, një grup studentesh që kritikonin politikat dhe ndërmarrjet religjioze. Marks e mori doktoratën nga Universiteti i Jena-së në vitin 1841. Besimet e tij radikale ia pamundësuan që ta siguroj një pozicion si mësimdhënës, kështu që fitoi një punë si gazetar dhe më vonë u bë redaktor i “Rheinische Zeitung”, një gazetë kjo liberale në Koln.

Ai ishte filozof, autor, teoricien social dhe ekonomist. U bë i famshëm me teorinë mbi kapitalizmin dhe komunizmin. Marks në bashkëpunim me Friedrich Engels, publikoi The Communist Manifesto në vitin 1848, më vonë e shkroi Das Kapital (kapitulli i parë u publikua në Berlin në vitin 1867, i dyti dhe i treti u publikuan pas vdekjes se tij në vitin 1885 dhe 1894), që diskuton teorinë e vlerës.

Marks u inspirua nga ekonomistet klasikë si Adam Smith dhe Davido Rikardo. Idetë e Karl Marks kanë një ndikim të madh në shoqëri, më së shumti në projektet komuniste siç ishin në BRSS, Kubë dhe Kinë. Përkrah mendimtarëve modern, Marks është ende njëri prej atyre qe kanë më se shumti ndikim në fushën e sociologjisë, ekonomisë politike dhe fillesës së ekonomisë hetorodokse.

Disa prej thënieve të tij më të famshme:

Religjioni është opium i masave.

Historia e përsërit veten, në fillim si tragjedi, pastaj si fars.

Filozofët e kanë interpretuar botën në forma të ndryshme. Sidoqoftë qëllimi është ta ndryshojmë atë.

Revolucionet janë lokomotivat e historisë.

Kapitalizmi: E mëson njeriun të zë peshq por peshqit që ai i zë nuk janë të tij. Ata i takojnë personit që paguan për ta dërguar atë në peshkim, dhe nëse është me fat mund të paguhet mjaftueshëm sa të blej peshq të tjerë, mjaftueshëm për vetveten.

/Gazeta Express