Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026 - Gazeta Express
string(92) "policia-e-ferizajt-shqipton-254-gjoba-per-perdorim-te-telefonit-gjate-vozitjes-ne-prill-2026"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:51

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:51

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga faktorët kryesorë që kontribuon në shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit prill 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Advertisement
Advertisement
Advertisement