Juventusi s'ndalet me video të Zhegrovës, e shfaq prapë "magjinë" e yllit kosovar - Gazeta Express
string(77) "juventusi-sndalet-me-video-te-zhegroves-e-shfaq-prape-magjine-e-yllit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

12/11/2025 17:45

Juventusi s’ndalet me video të Zhegrovës, e shfaq prapë “magjinë” e yllit kosovar

Sport

Gazeta Express

12/11/2025 17:45

Klubi i njohur italian, Juventus, sërish ka publikuar në rrjetin e tyre Instagram “magjinë” e Edon Zhegrovës.

Se ai ka fituar zemrat e tifozëve italian nuk vihet në dyshim, pasi Zhegrova përsëri ka pushtuar faqen e parë të Juventusit duke shfaqur disa nga momentet e tij gjatë stërvitjes.

Mirëpo, përveç tifozëve të klubit, ai ende nuk ka arritur të fitojë “zemrën” e trajnerit Spalletti, i cili nuk e ka aktivizuar mjaftueshëm sulmuesin kosovar.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Zhegrova ka luajtur vetëm 45 minuta në total, duke lënë në dyshim zgjedhjet e trajnerit si dhe gjendjen fizike të tij.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement