Juve kërkon të këndellet nga disfata kundër Milanit me fitore kundër Atalantas në formë, formacionet - Gazeta Express
string(99) "juve-kerkon-te-kendellet-nga-disfata-kunder-milanit-me-fitore-kunder-atalantas-ne-forme-formacionet"

Gazeta Express

11/07/2020 21:01

Juve kërkon të këndellet nga disfata kundër Milanit me fitore kundër Atalantas në formë, formacionet

Gazeta Express

11/07/2020 21:01

Juventusi do të kërkojë t’i kthehet ecurisë së fitoreve pas disfatë së mesjavës kundër Milanit dhe do të synojë ta rritë në dhjetë pikë diferencën në krye të tabelës, pas disfatës së sotshme të Lazios.

Milani e befasoi Juventusin në xhiron e fundit dhe ia dhanë skuadrës së Maurizio Sarrit disfatën e katër të sezonit, përderisa bardhezinjtë e humbën epërsinë prej dy golash dhe pësuan disfatë me rezultat 4:2. Pas kësaj disfatë, Juventusit kërkon t’u kthehet fitoreve qysh sonte, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, Juventusi s’do ta ketë të lehtë ta arrijë këtë qëllim kundër Atalantat në formë të mirë, që me një fitore sonte në ndeshjen që nis në orën 21:45 në Allianz do të ngrihej në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A.

Atalanta ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe rezultatet e tyre të fundit kanë bërë që ata ta shijojnë një ngritje në tabelë, me vetëm dy pikë prapa Lazios, që humbi sot. Me fitore në Allianz sot, Atalanta do të ishte vetëm gjashtë pikë prapa Juventusit.

Por, Juventusi s’ka pësuar disfatë në Serie A kundër Atalantas në 30 përballjet e fundit mes dy skuadrave, në të cilat ka regjistruar 24 fitore dhe gjashtë barazime. Atalanta për herë të fundit e ka mposhtur Juventusin në shkurt të vitit 2001.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: