Joshua zgjedh mes Muhammad Ali dhe Mike Tyson - Gazeta Express
string(45) "joshua-zgjedh-mes-muhammad-ali-dhe-mike-tyson"

Joshua zgjedh mes Muhammad Ali dhe Mike Tyson

Gazeta Express

04/04/2020 17:53

Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, e dha një përgjigje të detajuar kur u pyet se kush do ta fitonte një meç mes dy legjendave të boksit, Muhammad Alit dhe Mike Tyson.

Britaniku Anthony Joshua, i cili së fundi i rifitoi titujt e tij të kampionit, u lidh drejtpërdrejt në faqen zyrtare të JD Sports në Instagram të premten, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua bëri të ditur se, sipas tij, “I hekurti” Mike do ta mposhtë Muhammed Ali-në në një meç mes dy legjendave të boksit.

“Është mjaft interesante sepse në epokën kur Muhammad Ali e dominonte kategorinë e peshave të rënda, peshat e rënda nuk ishin të njëjta si në epokën e Mike Tyson”, tha Joshua.

“Pas Ali-t, me Lennox Lewis, ne mund ta vërejmë se si boksierët filluan të bëhen më të mëdhenj dhe për këtë arsye në nivelin e amatorëve e krijuan edhe kategorinë e super peshave të rënda”.

“Kategoria aktuale e peshave të rënda në nivelin e amatorëve është ajo që e ne e quajmë kategoria “cruiserweight””.

“Kështu që, Muhammad Ali nuk do të kishte qenë plotësisht në kategorinë e peshave të rënda. Por, le të themi se Muhammad Ali do të kishte shtuar peshë, unë sinqerisht besoj se Mike Tyson do të kishte fituar”. /Gazeta Express/