Joshua sonte përballet me Franklin, mësohet se në sa ora pritet të fillojë meçi - Gazeta Express
string(78) "joshua-sonte-perballet-me-franklin-mesohet-se-ne-sa-ora-pritet-te-filloje-meci"

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 16:20

Joshua sonte përballet me Franklin, mësohet se në sa ora pritet të fillojë meçi

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 16:20

Anthony Joshua do të zbresë në ring sonte, kur do të përballet me Jermaine Franklin.

33 vjeçari vjen pas dy humbjesh radhazi nga kampioni aktual botëror i peshave të rënda, Oleksandr Usyk, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, “AJ” i kishte humbur brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF, ndërsa tash do të garojë për herë të parë në një meç që s’është i vlefshëm për kampion botëror që nga viti 2015.

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2012 synon të rikthehet në nivelet më të larta të boksit profesionist, aty ku qëndroi për disa vite.

Natyrisht, ai e di që këtë të shtunë nuk guxon të mposhtet për herë të katërt në karrierë nëse dëshiron ta realizojë meçin e ëndrrave me rivalin Tyson Fury, të cilin po e presin të gjithë.

Dueli mes Joshuas dhe Franklinit do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Boksierët pritet të futen në ring në ora 23:15.

Koha e fillimit të meçit natyrisht se varet edhe nga koha se sa do të zgjasin edhe nëntë duelet tjera të kësaj nate. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement