Joshua – Fury: Tifozët në shtëpi mund të duhet të paguajnë nga 55 euro për ta parë meçin - Gazeta Express
string(85) "joshua-fury-tifozet-ne-shtepi-mund-te-duhet-te-paguajne-nga-55-euro-per-ta-pare-mecin"

Gazeta Express

16/06/2020 9:44

Joshua – Fury: Tifozët në shtëpi mund të duhet të paguajnë nga 55 euro për ta parë meçin

Gazeta Express

16/06/2020 9:44

Tifozët e boksit mund të detyrohen t’i shpenzojnë nga rreth 55 euro për ta shikuar meçin mes dy boksierëve britanike të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, pasi që meçi mund të transmetohet vetëm në formën “pay-per-view”.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, e konfirmoi javën e kaluar se dyshja britanike ka arritur marrëveshje për t’i zhvilluar dy meçe vitin e ardhshëm, kur njëri prej tyre do ta ketë mundësinë të shpallet kampion i unifikuar i peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua i mban titujt IBF, ËBA dhe ËBO pasi mori hakmarrje për disfatën e tij të vetme në karrierë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor të vitit 2019. Ai i ka fituar 23 nga 24 meçet e tij, 21 me nokaut.

Ndërsa, triumfi mbresëlënës i Furyt ndaj Deontay Wilderit në rimeçin që u zhvillua në shkurt ia dha atij titullin e ËBC. Në këtë meç, Fury e shënoi fitoren e 21-të në karrierë me nokaut, aq sa Joshua por me gjashtë meçe më shumë të zhvilluara.

Joshua dhe Fury do të duhet t’i mbrojnë titujt e tyre në meçet kundër Kobrat Pulev dhe Deontay Wilderin para se ta zhvillojnë këtë meç mes vete.

Megjithatë, World Boxing News raporton se ky meç mund të rezultojë më i shtrenjtë sesa të gjithë meçet e tjera, pasi që çmimi  për ta parë meçin, në formën pay-per-view, mund të jetë deri në 55 euro.

Ky çmim është dukshëm më i lartë sesa çmimet e kaluara, pasi që, për shembull meçi i Joshua kundër Andy Ruiz kushtoi pak më shumë se 20 euro. /Gazeta Express/