Joshua: Fury na mësoi të gjithëve sesi ta shkatërrojmë Wilderin - Gazeta Express
string(62) "joshua-fury-na-mesoi-te-gjitheve-sesi-ta-shkaterrojme-wilderin"

Joshua: Fury na mësoi të gjithëve sesi ta shkatërrojmë Wilderin

Gazeta Express

15/04/2020 22:57

Anthony Joshua thotë se kishte besuar se Tyson Fury do t’ia nxirrte në pah dobësitë dhe do ta shkatërronte Deontay Wilderin, siç edhe kishte ndodhur në rimeçin e tyre në shkurt. Joshua tregon se edhe vetë do të bënte luftë të ashpër ndaj amerikanit.

Britania e Madhe i mban të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi Fury e shpall kampion i ri i botës në WBC kur e rrahu me nokaut Wilderin në shkurt, ndërkohë që Joshua i mban titujt e tjerë në WBA, IBF dhe WBO, pas triumfit me pikë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua kishte pritur që Fury do t’ia ndërpriste. Wilderit sundimin si mbajtës i titullit në WBC, sepse kishte ndier se amerikani ishte bërë shumë i varur në dorën e tij të djathtë shkatërruese.

“Unë besoja se Tyson Fury do ta bënte atë që e bëri ndaj Wilderit”, tha Joshua për Sky Sports.

“Thjesht u pata ndier kështu. Wilder është ish-kampon i frikshëm dhe e ka mundësinë të rikthehet, por thjesht e dija se kur do ta arrinte nivelin më të lartë, do ta kishte të vështirë, sepse tjetër gjë është të arrish atje e tjetër të qëndrosh atje”, shtoi Joshua.

“Fury e shkatërroi Wilderin dhe ia shfaqi në pah dobësitë atij”, theksoi ai. /Gazeta Express/