Jo buka po kulaçi! - Gazeta Express
string(17) "jo-buka-po-kulaci"

OP/ED

Gazeta Express

24/02/2023 15:10

Jo buka po kulaçi!

OP/ED

Gazeta Express

24/02/2023 15:10

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Kushdo ka ndjekur politikën atdhetare, nga vitet ’80 e këndej, e di se iniciativat tona, për republikë në fillim dhe për pavarësi pas çlirimit, në qarqet ndërkombëtare, kishin hasur në rezistencë.

Lexo Edhe:

Por, rruga jonë ishte e pandalshme, për liri, për çlirim nga okupatori. Thjeshtë, ne kishim të drejtë, e drejta ishte në anën tonë. Në situatat më të ndjeshme, në vitet ’80 apo ’90, dukej kohë pas kohe sikur shtetet demokratike në të cilat kishim besim, po na lënë në gojë të ujkut.

Nuk ishte ashtu. Miqtë tanë, u dukën kur më së shumti na duheshin. Jo të vdisnin për ne në frontin e luftës, por, për të shpëtuar popullin tonë nga zhdukja. Ne, nuk kishim më shumë energji se sa të krijonim shtatë zona të luftës, ta përkrahnim luftën çlirimtare në kushtet e dhëna. Ashtu ndodhi. Miqtë tanë e panë vendosmërinë tonë për liri dhe na ndihmuan.

Arritëm pavarësinë më 2008, më pastaj u nënshkruan dy marrëveshje. Nuk më ka befasuar kundërshtimi i “Zajednicës”, mua më ka çuditur kundërshtimi i Rambujesë, Shpallja e Pavarësisë, kundërshtimi i simboleve të shtetit dhe “atdhetarizmi” i vonuar i disa anëtarëve të KAN-it që më vonë u bë Vetëvendosje.

Për këto vite, sa ishte opozitë kjo parti, tha e çka nuk tha, shau çdo lider e parti, duke i quajtur: “të shitur, tradhtar, Esat Pashë, hajna, peshq të mëdhenj të korrupsionit, krim i organizuar, shkatërruesit e Kosovës”, e lloj-lloj epiteti sa vet shtypi i verdhë i Beogradit me ua pasur lakmi.

Po, çdo herë kishte presion ndërkombëtar ndaj nesh, nga vitet ’80 e deri sot, por, ka mjaft dëshmi se ka prijës që sakrifikojnë për Kosovën dhe kombin, përtej egos e vendimeve jo popullore. Kishte liderë që ju rezistuan presioneve, nuk nënshkruan autonomi, shpallën Pavarësinë, krijuan institucionet që nuk i kishte Kosova, ushtri, polici e të gjitha instrumentet e shtetit.

Miratimi i Marrëveshjes franko-gjermane, është e pritshme. Kjo marrëveshje as u realizua pasi u zbatuan kushtet e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë e as kushtet pasi erdhi në pushtet. Marrëveshja franko-gjermane, nuk i ka të përmbledhura e as të paketuara brenda zotimet e Vetëvendosjes.

E besoj, kishte dhe ka presion, por, të shpëtohet çka mund të shpëtojmë. Askush nuk i ka dy hektar fytyrë. Jo “Zajednicë”, jo asociacion, por komuna me vetëqeverisje lokale…jo buka po kulaçi!