Këngëtarja e njohur amerikano-latine, Jennifer Lopez sonte ka lansuar këngën e saj më të re “Pa ti” dhe “Lonely”. E veçanta e kësaj kënge është se brenda videoklipit të këngës së JLo janë dy këngë, ashtu siç kishte bërë Kida me Mozzik në hitin e kësaj vere “PP” (Paranoja dhe Pishmon)
Kënga PP e Kidës dhe Mozzik pa dyshim është hiti i kësaj vere që e lamë e cila ka numrin më të madh të klikimeve, më shumë se 37 milionë klikime vetëm në youtube.
E veçanta e klipit të Kidës dhe Mozzik ishte se brenda një klipi kishte dy këngë, këngën “Paranoja” dhe këngën “Pishmon”.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Jennifer Lopez që mbrëmë lansoi dy këngë në youtube por brenda një videoklipi.
Këngët quhen “Pa Ti” dhe “Lonely” dhe brenda 20 orëve kënga ka më shumë se 2 milionë klikime dhe të dyja këngët janë në bashkëpunim me Maluma, ashtu sikurse Kida që i kishte me Mozzik.
Nuk dihet se menaxhmenti i këngëtarës a është frymëzuar nga Kida për ta bërë të njëjtën gjë apo dy këngë brenda një klipi në Amerikë ka kohë që ekzistojnë. /GazetaExpress/