Jazz të pandalshëm me Donovan Mitchell, Nets befasohen nga Pistons - Gazeta Express

Jazz të pandalshëm me Donovan Mitchell, Nets befasohen nga Pistons

Basketboll

Gazeta Express

10/02/2021 14:22

Utah Jazz nuk kanë ndërmend të ndalen. Skuadra aktuale më në formë në NBA fitoi ndeshjen e pestë radhazi, duke mposhtur 122 – 108 Boston Celtics. Jaylen Brown u kthye në pesëshen e Celtics pas një mungese prej dy takimesh, për shkak të një problemi në gju, por Bostonit nuk i mjaftoi rikthimi i një prej lojtarëve më të mirë sulmues, pasi përballë ishin Jazz, që siguruan fitoren e 16 në 17 ndeshjet e fundit, duke dominuar në një pjesë të dytë, ku ndërtuan kosh pas koshi diferencën finale prej 14 pikësh.

Protagonist, Donovan Mitchell, kryerealizues i mbrëmjes me 36 pikë dhe plot 6 trepikësha në shenjë. Por fitorja e Utah u bë me e lehtë edhe nga 24 pikët e Joe Ingles, pa harruar 18 pikë dhe 12 rikuperime të efikasit Rudy Gobert. Bostoni provoi të kundërvihej falë 33 pikëve të Brown dhe 23 të Jayson Tattum, por, përveç tyre, vetëm Daniel Thies arriti numër dyfishfror pikësh, shumë pak për të penguar fuqinë e skuadrës me rekordin më të mirë të kampionatit.

Philadeplhia 76ers u imponuan 110-119 ndaj Sakramento Kings. Objektivi për fitoren e pestë radhazi dukej se do të materializohej pas 3 periodave të luajtura si të barasvlefshëm kundër kryesuesve të Konferencës së Lindjes, por mbrojtja e Kings, që kishte bërë aq mirë në ndeshjet e fundit, nuk ia doli të mbante Joel Embiid me shokë dhe ishin 76ers ata që triumfuan në fund. Kamerunasi ishte protagonisti kryesor i suksesit me 25 pikë, 17 rikuperime dhe 6 asiste, por nuk duhen nënvlerësuar edhe paraqitjet prej 22 pikësh të Tobias Harris dhe Seth Curry. Philadpelhia mund të krenohet edhe me ndeshjen e Ben Simmons, që shënoi 14 pikë, shpërndau 9 asiste dhe kontorlloi 7 topa. Nga ana tjetër, nuk mjaftuan 34 pikë dhe 10 asiste të De’Aaron Fox dhe as 21 të Buddi Hield, për Kings. “Sixers” harrojnë kështu disfatën ndaj Portlandit, ndërsa Sakramento duhet të demonstrojë në të ardhmen se ky ishte vetëm një aksident gjatë rrugës.

Detroit Pistons mundën në mënyrë befasuese 122-111 Brooklyn Nets. Nëse disfata kundër Torontos ishte pasojë e rrëmujës me Kevin Durant dhe protokollit anti-Covid, është e vështirë të shpjegosh humbjen e Nets në shtëpinë e një prej skuadrave më të dobëta të NBA, Detroit Pistons. Sigurisht që mungesa e Durant ende peshon shumë, por nëse nuk mjaftojnë 27 pikët e Kyrie Irving dhe 24 me 12 asiste nga James Harden, nuk mund të mos ngresh pikëpyetje mbi kualitetin në kompleks të një skuadre që në letër niset për të fituar diçka të rëndësishme këtë sezon. Nets jo vetëm ua dhuruan suksesin rivalëve të tyre, por i dhuruan dhe klumin e karrierës Jerami Grant, që kundër Brooklyn shënoi 32 pikë, maksimumin e tij në NBA. Ka ende shumë për të punuar dhe sezoni është ende i gjatë, por ekziston përshtypja se Nets u mungon kimia e skuadrës për t’u bërë të mëdhenj sa duhet.

Golden Statë Warriors triumfoi në transfertë 91-114 ndaj San Antonio Spurs. Edhe pse organikat nuk janë më ato për titull të disa viteve më parë, as në shtëpinë e Spurs-ave dhe as në atë të Warriros, sfida në “At&T Center” ruan gjithmonë një sharm të veçantë. Kalifornianët “fluturuan” me një rezultat të pjesëshëm 64-41, pas pushimit, dhe u hakmorën për disfatën e pësuar 24 orë më parë në të njëjtin parket. Steph Curry, me 32 pikët e tij, spikati në suksesin skuadrës se tij, edhe pse janë plot 7 në total lojtarët e drejtuar nga Steve Kerr që shkuan në numër dyshifror pikësh, me Andrew Wiggins që shënoi 14 pikë dhe Eric Paschall që firmos 15 nga stoli në 16 minuta impenjim. Ka pak për të thënë për Spurs: DeMar DeRozan nuk i ecën, vetëm 12 pikë, dhe sulmi e vuajti formën e tij, duke qenë se nuk mund të mjaftonin 17 pikët e Rudy Gay nga stoli. /SS/