Jasharaj për videon e VV-së: Krenar të jem krah çlirimtarëve - Gazeta Express
string(59) "jasharaj-per-videon-e-vv-se-krenar-te-jem-krah-clirimtareve"

Jasharaj për videon e VV-së: Krenar të jem krah çlirimtarëve

Gazeta Express

04/10/2022 23:41

Kryetari i Këshillit Grevist dhe i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për videon e VV-së, ku mes figurave të shumta që ekspozohen si shkatërrues shteti, gjendet edhe ai.

Jasharaj, në një deklarim për KTV-në, ka thënë se ndihet krenar që është vënë krah çlirimtarëve.

Lexo Edhe:

“Sa i përket videos, duke parë që aty janë edhe emrat eminentë, ata që kanë qenë në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës, unë nuk ndjehem i ofenduar, pavarësisht konotacionit që ata mundohen ta paraqesin. Thjesht është një video me çlirimtarët e Kosovës, që fatkeqësisht janë në Hagë… me njerëz eminentë, me njerëz që i kanë dhënë kontribut dhe që kanë marrë pjesë në aktet finale të shtetit tonë, nuk ndjehem i ofenduar edhe pse VV e ka bërë me qëllimet më negative të mundshme”, ka thënë ai.

Jasharaj ka përmendur Selimin, Limajn e Haradinajn.

“Me Rexhep Selimin, e me komandantat e luftës të shihesh në fotografi, me Limajn, Haradinajn që janë figura eminente të luftës, për mua është krenari”, ka deklaruar Jasharaj.