Japonia e suspendon 4 herë kampionin e botës, sepse e tradhtoi gruan - Gazeta Express
string(67) "japonia-e-suspendon-4-here-kampionin-e-botes-sepse-e-tradhtoi-gruan"

Japonia e suspendon 4 herë kampionin e botës, sepse e tradhtoi gruan

Gazeta Express

14/10/2020 12:03

Katër herë kampioni i botës në not, Daiya Seto, është pezulluar deri në fund të këtij viti nga Federata e Notit e Japonisë, pas një afere jashtëmartesore.

26-vjeçari është pezulluar sepse e ka shkelur kodin e mirësjelljes së organit qeverisës japonez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampioni i botës në 200 dhe 400 metra dha dorëheqje nga detyra e kapitenit të ekipit olimpik të notit të Japonisë, pasi e pranoi se ka pasur aferë jashtëmartesore.

Ai do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Lojërat e shtyra Olimpike në Tokio më 2021.

“Mendoj se kërkimfalja ime është për të vazhduar me notin, ta kthej besimin e familjes sime, e cila është thellësisht e lënduar nga sjellja ime e papërgjegjshme”, tha Seto.

“Dëshiroj të përballem me notin me përkushtim për t’ia filluar nga e para, në mënyrë që familja ime dhe të gjithë të më pranojnë përsëri si notar”, nënvizoi ai./Gazeta Express/