Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori - Gazeta Express
string(46) "janevska-mesimi-shqip-ne-idrizove-nga-shtatori"

Maqedoni

Gazeta Express

20/06/2026 12:59

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

Maqedoni

Gazeta Express

20/06/2026 12:59

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi se çështja e mësimit shqip në Idrizovë, nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë, do të zgjidhet shumë shpejt.

Fëmijët shqiptarë të Idrizovës detyrohen që ciklin e lartë fillor ta ndjekin në shkolla të komunave të tjera për shkak të mungesës së mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë. Në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, Janevska madje tha se ky problem dekadash do të marr një epilog pozitiv që në fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027.

“Atje ka shkollë dhe definitivisht është një çështje që mund të ketë një zgjidhje të shpejt dhe zgjidhja do të jetë shumë e shpejtë. Nga shtatori a do të mund të mësojnë në Idrizovë shqip? Po, besoj se nga shtatori do të mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement