Janë gjetur 26 emigrantë në automjetin transportues “DAF” në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë - Gazeta Express
string(89) "jane-gjetur-26-emigrante-ne-automjetin-transportues-daf-ne-rrugen-kumanove-kriva-pallanke"

Janë gjetur 26 emigrantë në automjetin transportues “DAF” në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Gazeta Express

09/02/2020 12:12

Në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë mbrëmë rreth orës 21:00 në automjetin transportues “DAF” dhe gjysmërimorkio me targa të Shkupit, policia ka gjetur 26 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi, nga të cilët tetë ishin minorenë, përcjell GazetaExpress.

Siç informuan sot nga MPB-ja, automjeti transportues ishte i drejtuar nga S.N. (83) nga Radovishi.

Lexo Edhe:

Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme dhe më pas emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzit Tabanoc./GazetaExpress/

Besmir Lika