James i frymëzon LA Lakers drejt finales së parë në Konferencën Perëndimore pas 10 vjetëve - Gazeta Express
string(90) "james-i-frymezon-la-lakers-drejt-finales-se-pare-ne-konferencen-perendimore-pas-10-vjeteve"

Gazeta Express

13/09/2020 9:48

James i frymëzon LA Lakers drejt finales së parë në Konferencën Perëndimore pas 10 vjetëve

Gazeta Express

13/09/2020 9:48

LeBron James i shënoi 29 pikë për t’i ndihmuar ekipit të vet Los Angeles Lakers ta mundë 119:96 Houston Rockets dhe ta arrijë finalen e parë në Konferencën Perëndimore pas 10 vjetëve.

Hera e fundit kur Lakers e arritën këtë fazë ishte kur legjenda e klubit Kobe Bryant i udhëhoqi drejt titullit në NBA më 2010, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Brant dhe vajza e tij Gianna ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën në rrëzimin e një helikopteri në janar.

James, i cili iu bashkua Lakers më 2018, ka thënë se për të është nder të luajë për këtë ekip dhe ta vazhdojë trashëgiminë.

Pesë herë kampioni i NBA Bryant e kaloi tërë karrierën e vet 20-vjeçare me Lakers dhe është lojtari i vetëm në histori të ligës të cilit i janë pensionuar të dy numrat e fanellës nga i njëjti ekip, pasi i kishte veshur të dy për një dekadë.

Lakers, që e fituan serinë gjysmëfinale 4:1 kundër Rockets, do të përballen me Los Angeles Clippers apo Denver Nuggets në finale.

Clippers prin 3:2 në serinë kundër Nuggets. /Gazeta Express/