“Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët”, Ilir Meta: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK - Gazeta Express
string(85) "jam-i-lodhur-nga-takimet-me-nderkombetaret-ilir-meta-nuk-i-druhem-arrestimit-nga-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 17:06

“Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët”, Ilir Meta: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 17:06

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasditen e sotme është ndalur në Shkodër. Në një konferencë për gazetarët, Meta në prag të konventës së 27 prillit, tha se do të merren vendime të rëndësishme për ditën e ndryshimit, e cila sipas tij duhet të kishte ardhur prej kohësh, por nuk ka ndodhur për shkak të opozitës.

Meta: Programi ynë me 5 prioritete, me një organizim perfekt do të ndihmojë t’i japim dimension tjetër opozitarizmit në vend, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse ka një përçarje mes tij dhe Kryemadhit për shkak të deklaratave kontradiktore, Meta nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt.

Meta: Nuk ka ku zvogëlohet më shumë se çfarë u zvogëlua PL. Por Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt. Statuti i PL do t’i japë hov këtij shpërthimi, takojmë çdo ditë njerëz që po na bashkohen. Sot kemi një kandidate të re, për zëvendës presidente, Mirjeta Asqeriu, përballë Erisa Xhixhos.

Ilir Meta deklaroi gjithashtu se është lodhur nga takimet me ndërkombëtarët,.

Meta: Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijën sot në Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtaret, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtaret e dinë që Engjëll Agaçi është tutori i Reformës në Drejtësi.

Thotë se nuk i trembet arrestimit nga ana e SPAK. Meta: Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Engjell Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të pa përmbajtshme, “Ramaformën” do ta hedhim në Lanë.