Jahjaga bashkë me Hotin në stadium: Kosova sonte tifozë i ka zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale - Gazeta Express
string(109) "jahjaga-bashke-me-hotin-ne-stadium-kosova-sonte-tifoze-i-ka-zerat-e-mijera-te-mbijetuarave-te-dhunes-seksuale"

Jahjaga bashkë me Hotin në stadium: Kosova sonte tifozë i ka zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale

Gazeta Express

18/11/2020 20:38

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës, ka thënë se lojtarët e Kombëtares së Kosovës sot kanë si tifozë zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Jahjaga këtë e tha në një postim në rrjetin social Facebook duke shtuar se para ndeshjes së Kosovës me Moldavinë, ajo bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin, kanë vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo Edhe:

Të gjitha ulëset e stadiumit do të ërcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Së bashku me Kryeministrin z. Avdullah Hoti dhe Ministren znj. Vlora Dumoshi vizituam stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili sot është më i zëshëm dhe më i bukur se asnjëherë më parë! Dardanët, sot veshen ulëset e stadiumit në mbështetje të fushatës sensibilizuese “Bëhu Zëri Im” e përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë”.

“Djemtë tanë sonte në lojën kundër Moldavisë si tifoze kanë zërat e mijra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Djema, le të jenë ato motivi Juaj për një lojë me fitore sonte!”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Së bashku me Kryeministrin z. Avdullah Hoti dhe Ministren znj. Vlora Dumoshi vizituam stadiumin "Fadil Vokrri", i cili…

Posted by Atifete Jahjaga on Wednesday, November 18, 2020