Ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(43) "ja-sa-kushton-nje-liter-nafte-sot-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 8:19

Ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 8:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër, çmim i njëjtë sikur dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement