Atmosfera në Argjentinë vazhdon të jetë e ndezur pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe zemërimi i tifozëve nuk po shuhet.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes kanë qenë tifozët e River Plates, të cilët kanë kënduar kore provokuese kundër vendeve që, sipas tyre, kanë sulmuar dhe tallur Argjentinën gjatë dhe pas Botërorit.
Në prag të ndeshjes së parë të River Plate në kampionat ndaj Barracas Central, një grup tifozësh u filmua duke kënduar: “Spanjollë, anglezë dhe kilianë… gjithë Argjentinës na e hani…”
Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas tifozëve, kjo ishte një përgjigje ndaj kritikave, talljeve dhe asaj që ata e quajnë “urrejtje ndërkombëtare” ndaj Argjentinës pas Kupës së Botës.
Pas humbjes në finalen e Botërorit nga Spanja, në Argjentinë janë përhapur teori të shumta konspirative, sipas të cilave FIFA dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në rezultatin e finales.
Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë që i mbështet këto pretendime.
Këngët e tifozëve të River Plates i kanë rikthyer në qendër të debatit tensionet mes Argjentinës dhe disa vendeve të tjera, duke dëshmuar se polemikat e Botërorit 2026 vazhdojnë të jenë larg përfundimit. /Gazeta Express