Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë - Gazeta Express
string(73) "shqiperia-nen-ndikimin-e-te-nxehtit-afrikan-temperaturat-deri-ne-39-grade"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 9:30

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 9:30

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme. /Tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement