Izraeli: Irani do të ketë armë bërthamore brenda 5 vjetëve, rezervojmë të drejtën për të vepruar - Gazeta Express
string(94) "izraeli-irani-do-te-kete-arme-berthamore-brenda-5-vjeteve-rezervojme-te-drejten-per-te-vepruar"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2021 15:30

Izraeli: Irani do të ketë armë bërthamore brenda 5 vjetëve, rezervojmë të drejtën për të vepruar

Lajme

Gazeta Express

23/11/2021 15:30

Izraeli tha të martën se Irani është pesë vjet larg zhvillimit të armës bërthamore dhe se bisedimet ndërkombëtare, të cilat pritet të fillojnë javën e ardhshme, nuk do të ndikojnë në ngadalësimin e këtij zhvillimi, duke shtuar se e rezervon të drejtën për të vepruar për ta mbrojtur veten.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se Irani është në fazën më të avancuar të programit të armëve bërthamore, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në çfarëdo zhvillimi, edhe nëse ka kthim në një marrëveshje, Izraeli natyrisht se nuk është palë në marrëveshje dhe Izraeli nuk është i detyruar nga marrëveshja”, tha shefi i qeverisë izraelite në një konferencë të organizuar nga Universiteti Reichman.

Ministri izraelit i Financave, Avigdor Lieberman, tha: “Me apo pa një marrëveshje, Irani do të jetë shtet bërthamor dhe do të ketë një armë bërthamore brenda pesë vjetëve, më së shumti.”

Izraeli, për të cilin gjerësisht besohet se edhe vetë ka armë bërthamore, për një kohë të gjatë ka pretenduar se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit e fuqive botërore është shumë e dobët për t’ia parandaluar Republikës Islamike prodhimin e një bombe bërthamore.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij nga kjo marrëveshje në vitin 2018. Irani u kundërpërgjigj duke shkelur disa pika të marrëveshjes.