Izolimi nga COVID-19, nga fitues i Roland Garros në punëtor supermarketi - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

26/04/2020 22:42

Izolimi nga COVID-19, nga fitues i Roland Garros në punëtor supermarketi

Sport

Gazeta Express

26/04/2020 22:42

Kriza e koronavirusit ka paralizuar pothuajse plotësisht botën e sportit.

Garat kryesore janë në pritje për të mësuar se kur do të rifillojnë dhe atletët ndjekin plane specifike për të qëndruar në formë për ditën e madhe të rikthimit.

Po bëjnë aq sa mundën, por ka të tjerë që duhet të gjejnë mënyrën për t’u marrë me diçka në kushtet e izolimit.

Ky është rasti i Kevin Krawietz, një nga më të mirët në botë të tenisit në lojën dyshe. Tenisti gjerman, fituesi i Roland Garros vitin e kaluar me bashkatdhetarin e tij Andreas Mies, po punon këto ditë si magazinier në një supermarket.

“Kam punuar në një supermarket për një page bazë 450 euro për disa javë. Kisha planifikuar të hidhja një vështrim në punët normale për një kohë. Koronavirusi tani më dha mundësinë për ta bërë këtë. Disa nga kolegët e mi këtu ngrihen në pesë të mëngjesit dhe ndodhen në dyqan në pesë e gjysmë për të mbushur raftet,” – deklaroi Krawitz për “Der Spiegel”.

Por çfarë po i mëson kjo punë? “Më shumë vlerësim për njerëzit e thjeshtë. Unë, nga ana tjetër, kam pasur luksin në jetën time për të qenë në gjendje ta kthej hobin tim në profesionin tim”.