Iu gjet makina e djegur në Pukë, mediat italiane: Biznesmeni Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë - Gazeta Express
string(100) "iu-gjet-makina-e-djegur-ne-puke-mediat-italiane-biznesmeni-pecorelli-i-zhdukur-prej-ditesh-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 20:06

Iu gjet makina e djegur në Pukë, mediat italiane: Biznesmeni Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 20:06

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një turist i huaj.

Asnjë informacion nuk u dha më tepër, ndërkohë që janë mediat Italiane ato që ngrenë alarmin, pasi automjeti ishte marrë me qira nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.

Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Prej disa kohësh Pecorelli kishte zgjeruar tregun e dyqaneve të tij duke hapur aktivitete edhe në Shqipëri.

Kërkimet për të kanë filluar, ndërkohë që objektet që i prkisnin atij në automjetin e djegur janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse ai ka patur pasoja nga zjarri në makinë apo e ka vendosur qëllimisht për të humbur gjurmët.

Lexo Edhe:

Pecorelli, në Aretino, është i njohur për të qenë një arbitër në seksionin Arezzo me një të kaluar mes profesionistësh.

“La Nazione” ngre shqetësimin për atë çfarë mund t’i ketë ndodhur gjyqtarit në Shqipëri, i cili është edhe një biznesmen në Itali, pasi zotëron një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës.

Edhe në Sansepolcro, Pecorelli kishte themeluar një nga dyqanet “Hairdressers Milan”. 45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist dhe ka drejtuar kryesisht në Serinë C në Itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt.

Pacorelli kishte partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte biznesmenin në vendin tonë, përveç biznesit. Por, vajza me të cilën i zhdukuri ka edhe një fëmijë, nuk është identifikuar ende për tu marrë në pyetje. Pecorelli kishte edhe dy fëmijë të tjerë me gruan e parë, me të cilën është ndarë para shumë vitesh