Italiani Marcell Jacobs trondit, e fiton medaljen e artë në 100m në Tokio - Gazeta Express
string(72) "italiani-marcell-jacobs-trondit-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-100m-ne-tokio"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 16:33

Italiani Marcell Jacobs trondit, e fiton medaljen e artë në 100m në Tokio

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 16:33

Sprinteri italian Lamont Marcell Jacobs ka tronditur duke e fituar medaljen e artë olimpike në vrapim të shpejtë 100 metra në Tokio 2020 të dielën.

Jacobs, i cili në vitin 2018 ndërroi garë duke kaluar nga kërcimi i gjatë në vrapim, doli i pari në finalen në 100 metra me kohën 9.80 sekonda, vetëm katër të qindtat e sekondës më shpejtë se amerikani Fred Kerley që e fitoi medaljen e argjendtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Andre de Grasse i Kanadasë e fitoi medaljen e bronztë olimpike për herë të dytë radhazi pasi foli i treti.

Kampioni i botës Christian Coleman dhe Trayvon Bromell, i cili është më i shpejti në botë në vitin 2021, munguan në finale.

Coleman, u pezullua nga Tokio 2020 pasi mungoi në testet për doping, ndërsa Bromell u eliminua në gjysmëfinale.

Pak njerëz e kishin cilësuar si favorit Jacobsin, i cili u lind në Tekas nga një baba amerikan por u zhvendos në atdheun e nënës së vet në Itali para ditëlindjes së parë.

Hera e parë që Jacobs e kishte kaluar pengesën 10 sekonda në vrapim 100 metra ishte në maj të këtij viti. /Gazeta Express/