Italia e përjashton nga grumbullimi Acerbin, pas thirrjeve raciste ndaj mbrojtësit të Napolit - Gazeta Express
string(92) "italia-e-perjashton-nga-grumbullimi-acerbin-pas-thirrjeve-raciste-ndaj-mbrojtesit-te-napolit"

Futboll

Gazeta Express

18/03/2024 20:09

Italia e përjashton nga grumbullimi Acerbin, pas thirrjeve raciste ndaj mbrojtësit të Napolit

Futboll

Gazeta Express

18/03/2024 20:09

Mbrojtësi Francesco Acerbi është përjashtuar nga Kombëtarja e Italisë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Arsyeja ka të bëjë për thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus, dhe ai do të zëvendësohet nga Gianluca Mancini.

Lexo Edhe:

Kështu ka njoftuar sot Federata e Futbollit të Italisë.

“Futbollisti Francesco Acerbi ka shpjeguar versionin e tij në lidhje me shprehjen e supozuar raciste ndaj  futbollistit Juan Jesus gjatë ndeshjes Inter-Napoli trajnerit Luciano Spalletti dhe bashkëlojtarëve të tij, siç parashikohet nga politika e brendshme e Italisë”, thuhej në njoftimin e ‘Azzurrëve’.

Juan Jesus i raportoi gjyqtarit të ndeshjes Federico La Penna për fjalorin racist të Acerbit ndaj tij mbrëmjen e së dielës, teksa ndeshja mes Interit dhe Napolit po luhej.

Për këtë gjestë, Acerbi mund të suspendohet me 10 ndeshje.

Ai numëron 34 paraqitje për Italinë, ku tri prej tyre kanë ardhur nën urdhrat e përzgjedhësit të ri Luciano Spalletti.