Itali: Doli nga makina për të ndihmuar një shofer të aksidentuar, përplaset nga një automjet tjetër dhe vdes - Gazeta Express
string(106) "itali-doli-nga-makina-per-te-ndihmuar-nje-shofer-te-aksidentuar-perplaset-nga-nje-automjet-tjeter-dhe-vdes"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 14:14

Itali: Doli nga makina për të ndihmuar një shofer të aksidentuar, përplaset nga një automjet tjetër dhe vdes

Lajme

Gazeta Express

03/05/2026 14:14

Tragjedi në Grande Raccordo Anulare të Romës. Një burrë 35-vjeçar vdiq të dielën pasi u godit nga një automjet teksa kishte ndaluar për të ndihmuar një person tjetër që ishte përfshirë në një aksident, raportojnë mediat italiane.

Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme; tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Sipas raportimeve fillestare, dy shoferë që kalonin aty pranë ndaluan makinat e tyre për të ndihmuar pasagjerët e një automjeti tjetër të përfshirë në një aksident.

Njëri prej tyre, 35-vjeç, duke dalë nga makina e tij, u përplas dhe vdiq menjëherë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement