Itali, 610 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 — shërohen 1.979 pacientë - Gazeta Express
string(74) "itali-610-viktima-ne-24-oret-e-fundit-nga-covid-19-sherohen-1-979-paciente"

Itali, 610 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 — shërohen 1.979 pacientë

Gazeta Express

09/04/2020 18:41

Në Itali në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 610 viktima për shkak të COVID-19. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 18 279.

Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.

Lexo Edhe:

Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.

Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.

Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.

Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 testime.