Ishin shokë të mirë, por pasi i kishte borxh e vrau dhe e dogji, detaje të tmerrshme nga vrasja në Ferizaj - Gazeta Express
string(104) "ishin-shoke-te-mire-por-pasi-i-kishte-borxh-e-vrau-dhe-e-dogji-detaje-te-tmerrshme-nga-vrasja-ne-ferizaj"

Gazeta Express

13/12/2019 13:27

Ishin shokë të mirë, por pasi i kishte borxh e vrau dhe e dogji, detaje të tmerrshme nga vrasja në Ferizaj

Gazeta Express

13/12/2019 13:27

Në ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes Bytyqi. Djali i saj është vrarë dhe është djegur 4 ditë pasi është lajmëruar se ai është zhdukur

I riu nga Ferizaj, Shkodran Bytyqi, është gjetur i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt dhe një fshati tjetër të Gjilanit.

Lexo Edhe:

Metro nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se vrasjen e ka kryer 22-vjeçari Trimor Lalinovci, ky i fundit e ka pranuar vetë aktin makabër që ka bërë ndaj shokut të tij.

Shkodran Bytyqi dhe Trimor Lalinovci ishin shokë, por ishte një borxh ai i cili kishte filluar të gjithë sherrin e kësaj ngjarje të rëndë.

Borxh i disa muajve ka qenë arsyeja që Lalinovcin e ka shtyrë ta vrasë Shkodranin, babanë e dy fëmijëve.

Dyshohet se Lalinovci e ka ftuar për diskutim Bytyqin, por më pas e ka vrarë dhe më pas e ka djegur trupin e tij.