De Boer emërohet trajner i Holandës - Gazeta Express
string(61) "ish-trajneri-i-interit-dhe-ajaxit-emerohet-trajner-i-holandes"

De Boer emërohet trajner i Holandës

Gazeta Express

24/09/2020 8:42

Ish-trajneri i Ajaxit dhe Interit, Frank de Boer, është emëruar në postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Holandës.

50-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Federatën e Futbollit të Holandës dhe do ta udhëheqë Kombëtaren holandeze edhe në Kupën e Botës 2022 në Katar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-mbrojtësi i Ajaxit dhe Barcelonës, i cili i kishte 112 paraqitje për kombëtaren, do ta pasojë Ronald Koemanin pasi ky i fundit u emërua trajner i Barçës në gusht.

De Boer i drejtoi klubet si Inter dhe Crystal Palace shkurtimisht, para se ta merrte drejtimin e Atlanta United nga dhjetori 2018 deri në korrik 2020.

Ai ishte ndihmëstrajner i Bert van Marëijk në Kupën e Botës 2010, kur Holanda shkoi deri në finale dhe e fitoi titullin e Holandës katër herë si trajner i Ajaxit nga viti 2010 deri më 2016.

Ndeshja e tij e parë si trajner i Holandës do të jetë një miqësore kundër Meksikos më 7 tetor. /Gazeta Express/